Ballina Ekonomi

Nis krijimi i rezervuarit të HEC Moglicë

TIRANË, 25 qershor /ATSH/- Rezervuari i Hidrocentarlit të Moglicës, është një tjetër investim i rëndësishëm që i shtohet veprave në sektorin energjetik shqiptar, prej të cilit do gjenerohen rreth 450 GWh energji elektrike në vit.

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare bën të ditur se, tashmë ka nisur krijimi e rezervuarit të HEC-it të Moglicë-s.

Projekti Hidroenergjetik në luginën e lumit Devoll, pas disa vitesh në zhvillim dhe zbatim, është arritur të ndërtohet struktura kryesore e digës e cila përfundon në muajin qershor.

Pasi ky projekt të përmbyllet, HEC Moglicë do të gjenerojë përafërsisht, 450 GWh/në vit.

Diga e Moglicës është 167 metra e lartë, digë me bërthamë asfalti dhe mbushje me material shkëmbor. Nga më të lartat në botë të llojit të vetë. Rezervuari i Moglicës është 7 km2 sipërfaqe dhe mban 400 milionë m3 ujë. Ndërsa tunelet e Moglicës kanë gjatësi 11 km tuneli i prurjes dhe 17 km arrin gjatësia e tuneleve në total. Centrali i Moglicës është projektuar me një kapacitete 184 MW prodhim energjie.

Ndërkohë që në hidrocentralin e Moglicës arrin në 450 GWh prodhimi vjetor i energjisë së rinovueshme në harmoni me mjedisin. /e.xh//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Unaza e re, investimi infrastrukturor në Dibrën e rilindur
Artikulli tjetërFOTO/ Lukova, transformimi i perlës së Jonit