FOTO/ Unaza e re, investimi infrastrukturor në Dibrën e rilindur

TIRANË, 25 qershor/ATSH/ – Unaza e re në Dibër, 3,5 km një financim nga qeveria shqiptare nëpërmjet FSHZH-së, është një investim që shmang qarkullimin brenda qytetit të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me disa fotografi nga kjo unazë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të Unazës së re të Dibrës, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Kjo unazë është një premtim që në vitin e largët 1985 nga të gjitha qeveritë.

Investimet në kuadër të Rilindjes Urbane kanë transformuar Dibrën, duke përmirësuar jetën e banorëve. Investimet në bashkinë e Dibrës janë shpërndarë në të gjitha njësitë administrative, si në infrastrukturë rrugore në shëndetësi, arsim dhe rikualifikimin e zonave urbane./k.s/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.