TIRANË, 25 qershor /ATSH/ – “Dyert e bashkisë Kukës do të jenë të hapura për median”, kështu deklaroi sot gjatë një takimi me komunitetin e gazetarëve në Kukës, kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë Kukës, Safet Gjici.
Ai theksoi, se të gjitha mbledhjet e Këshillit Bashkiak do të jenë të hapura, ndërsa gazetarët do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij.
Gjithashtu Gjici i falenderoi ata për kontributin e vazhdueshëm që japin, prej dekadash, për të pasqyruar në median lokale e atë kombëtare, realitetin kuksian.
“Misioni i përbashkët i të gjithëve ne, do të jetë Kukësi dhe kuksianët. Po ashtu, për Median, dyert e bashkisë do të jenë të hapura, ndërsa mbledhjet e Këshillit Bashkiak do të transmetohen live, në mënyrë që çdo banor të informohet mbi atë çfarë bashkia do të bëjë”, u shpreh Gjici gjatë takimit. /a.a/























