Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Google braktis prodhimin e tableteve, vetëm PC

SIATTËLL, 24 qershor /ATSH-ANSA/ – Kompania Google refuzon të konkurrojë iPadin e Apple, sipas një deklarate të zëdhënësit të kompanisë në faqen e internetit ”Business Insider”.

Kompania do të vazhdojë të zhvillojë sistemin operativ të saj, Chrome OS, tek laptopët, si dhe do të vazhdojë prodhimin e Pixelbooks, përveç smartphone-it Pixel me sistemin operativ Android.

“OS Chrome është rritur në popullaritet në një gamë të gjerë të pajisjeve dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ekosistemin tonë të partnerëve në laptopë dhe tablet. Përsa i përket pajisjeve të prodhuara drejtpërdrejt nga Google ne do të përqendrohemi në laptopët e Chrome OS”, tha komapnia./  /os/ /em/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Cipras paralajmëron Turqinë për shpimet
Artikulli tjetërKAZAKISTAN – Evakuohet një qytet pas shpërthimit të një depoje me municione