Ballina Bota

TURQI – Imamoglu rifiton bashkinë e Stambollit

STAMBOLL, 23 qershor /ATSH-AA-ANSA/ – Rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve në Stamboll tregojnë se Ekrem Imamoglu i CHP-së kryeson me 53,72% të votave të numëruara deri tani ndaj Binali Yildirim të AK Parti, i cili ka marrë 45,37% të tyre.

”Aktualisht, kundërshtari im Ekrem Imamoglu është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj suksese”, tha Yildirim në një konferencë për media në selinë e partisë së tij në Stamboll.

”Sot fitoi demokracia. Sot fituan 16 milionë banorët e Stambollit”, tha nga ana e tij fituesi Imamoglu.

Këto ishin zgjedhje të përsëritura për bashkinë e Stambollit, që edhe më parë u fituan nga Imamoglu me rreth 13 500 vota, pas ankimimit të partisë AK për parregullsi./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj, mesazh Bashës: 30 qershori iku, tani mobilizim për parlamentaret e 2021-it
Artikulli tjetërDelfini në gjirin e Lalëzit, ekspertët e ndihmuan për lindje të parakohshme