TIRANË, 23 qershor /ATSH/ – “Këtë herë kemi të bëjmë me një fushatë të çuditshme, por mbi të gjitha kryesorja është që më në fund Dropullin do ia kthejmë qeverisjes socialiste”, u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi gjatë takimit elektoral në Dropull.
“U bënë disa vite që këtu në Dropull Partia Socialiste e ka humbur influencën në qeverisjen vendore por ne e rigjetëm veten dhe u ribëmë prapë një forcë e rëndësishme si Parti Socialiste në Dropull”, – tha Çuçi.
Çuçi vijoi se, “modeli ynë i qeverisjes do vijë pas datës 30 qershor edhe në Dropull dhe nuk kishim ku gjenim një kandidat më të plotë, një përfaqësues të denjë dhe një garanci që do përçojë gjithë frymën e qeverisjes të Partisë Socialiste në Dropull. Nuk mund të gjenim një më të mirë sesa Bushin tuaj”.
“Sot kemi ardhur gjithë bashkë për të prezantuar garancinë tonë për 4 vitet e ardhshme për ta ndryshuar faqen e Dropullit, Dhimitër Tolis kandidatin tonë për bashkinë e Dropullit”, – përfundoi ministri Çuçi. /j.p/












