Ballina Bota

SHBA – Trump emëron Mark Esper në postin e sekretarit të Mbrojtjes

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump emëroi të premten Mark Esper në postin e sekretarit të Mbrojtjes, njoftoi Shtëpia e Bardhë, në kontekstin e tensioneve me Iranin.

Emërimi i Esper, i cili zëvendësoi të martën Patrick Shanahan, i cili mbante postin e sekretarit të përkohshëm të Mbrojtjes, pritet të marrë miratimin e Senatit amerikan.

Ekzekutivi amerikan nuk ka më besim tek sekretari i Mbrojtjes që prej dorëheqjes së Jim Mattis, mjaft e komentuar në dhjetor 2018, në sfondin e mosmarrëveshje të thella mes Donald Trump.

Një situatë që dobëson reputacionin e Pentagonit, ndërsa SHBA-ja po ndërmerr dy luftëra, në Siri dhe në Afganistan, dhe se presidenti amerikan njoftoi të premten anulimin në minutën e fundit të sulmeve kundër Iranit.

Procesi i konfirmimit në funksionet e larta të qeverisë është i gjatë dhe kompleks në SHBA.//v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNë 4 vitet e ardhshme do të bëjmë më shumë për Finiqin 
Artikulli tjetërHaradinaj: Vendit i është shkaktuar dëm duke bërë pazar me sovranitetin