BERLIN, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Të paktën dy kryebashkiakë gjermanë mbështetës të një politike migratore bujare kanë marrë kërcënime me vdekje, bëri të ditur të enjten policia, disa ditë pas vrasjes së dyshuar të një deputeti pro-migrant nga një simpatizant neonazist.
Të zgjedhurit, kryetarja e Bashkisë së Këlnit, Henriette Reker dhe ai i qytezës së vogël Altena në Noordrhien-Westfalen, Andreas Hollstein, kishin qenë edhe më parë shënjestër e sulmeve me thikë për arsye politike.
‘’Kryetarja e bashkisë ka marrë kërcënime me vdekje’’, tha për median një zëdhënës i policisë së Këlnit. Ai sqaroi se hetimi ishte tashmë në duart e policisë gjyqësore të Berlinit (LKA).
Kjo e fundit ka rihapur çështjen, pasi letra të tjera kërcënuese janë identifikuar në të gjithë vendin dhe në kryeqytet, sipas së përditshmes Bild.//v.b/














