Ballina Bota

FRANCË – Një tërmet 5,2 ballë trondit perëndimin e vendit

PARIS, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë i shkallës Richter, me epiqendër në Maine-et-Loire, në perëndim të Francës, u raportua këtë mëngjes, ku dridhjet e tokës u ndjenë deri në Bretanjë.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 08:50 dhe alarmoi popullsinë e Bordeaux,  Rennes dhe Tours në rajonin e Loire.

Nuk raportohen viktima në njerëz, por vetëm disa dëme të vogla në ndërtesa./ /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE: Organizatorët e protestës të mbajnë përgjegjësi
Artikulli tjetërMeta gabim fatal, nuk tha asgjë për dhunën