Ballina Flash

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë

PRISHTINË, 20 qershor /ATSH/ – Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Junikut, Agron Kuçi, përmes së cilës MIT financon ndërtimin e rrugës Junik-Gjeravicë.

Shuma e ndarë për këtë rrugë është 4 milionë euro, e paraparë për 3 vite.

Me rastin e kësaj marrëveshjeje, ministri Lekaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të secilës komunë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa kryetari Kuqi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që MIT ka drejtuar në komunën e tyre. /KosovaPress/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Nuk është momenti për prova force, palët të dialogojnë
Artikulli tjetërLaç – Hapet zyra e re e aplikimeve për dokumentet biometrike