Ballina Aktualitet

Forcimi i bashkëpunimit, Marku pret përfaqësues të Prokurorisë gjermane

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Prokurorja e  Përgjithshme, Arta Marku takoi në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme përfaqësues të Prokurorisë gjermane, përfaqësuar nga  Prokurori i Përgjithshëm i Mynihut, Gjermani, Reinhard Röttle, drejtuesi i Prokurorisë së Mynihut, Georg Freutsmiedl, drejtuesi i Prokurorisë së Landshut, Alfons Obermeier si dhe drejtues të tjerë të këtyre prokurorive.

Qëllimi i takimit ishte ndërtimi i një marrëdhënie pune më të mirë mes institucioneve, dhe forcimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet e drejtësisë kriminale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, çështjet për diskutim u përqendruan në hetimet lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Bolton, këshilltari i Trump në vizitë në Izrael
Artikulli tjetërShqipëri-Kosovë, kalendar aktivitetesh të përbashkëta për 2019-ën