SHBA – Bolton, këshilltari i Trump në vizitë në Izrael

UASHINGTON, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Bolton do të vizitojë në fundjavë Izraelin për takime që do të kenë në fokus çështjet e sigurisë rajonale, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë në një klimë të tensionuar mes Uashingtonit dhe Teheranit.

”Gjatë vizitës, Bolton do të takohet të dielën me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu më pas me homologun izraelit, Meir Ben-Shabbat dhe atë rus Nikolaï Patrouchev”, pohoi në një deklaratë për median, Garrett Marquis, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.