BRUKSEL, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Ambicia ime e vetme është të bëhem president i Komisionit Europian, isha mjaft i qartë gjatë fushatës zgjedhore dhe asgjë nuk më ka ndryshuar deri tani, bëri të ditur Frans Timmermans, kandidati kryesor i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian.
“Të shohim”, u tha ai gazetarëve që e pyetën se çfarë mundësish kishte për të marrë zyrën më të lartë në pallatin ”Berlaymont”.
“Kam mbështetjen e familjes sime politike, mbështetje shumë e fortë dhe ekuilibrat në Këshillin Europian janë shumë të qartë, tri familjet politike kanë një peshë pak a shumë të ngjashme’’, përfundoi Timmermans./ /os/ a.jor.























