Ballina Bota

BAGDAD – Iraku fton zyrtarisht papa Françeskun

BEOGRAD, 20 Qershor /ATSH-AFP/ – Iraku i bëri ftesë zyrtare papa Françeskut, pas njoftimit të këtij të fundit se dëshironte të vizitonte në 2020 këtë shtet, i cili e ka deklaruar veten fitimtar prej më pak se një viti e gjysmë ndaj xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

‘’Jam i nderuar të ftoj zyrtarisht Shenjtërinë tuaj për të vizituar Irakun, djepin e civilizimit dhe vendlindjen e Abrahamit’’, shkruan presidenti irakian, Barham Saleh në letrën drejtuar sovranit të shenjtë.

‘’Vizita e Shenjtërisë suaj do të jetë një mundësi për të rikujtuar dhe ndriçuar Irakun dhe mbarë botën rreth faktit që kjo tokë i dha Njerëzimit ligjet e parë, vaditjen në fushën e bujqësisë dhe një trashëgimi të bashkëpunimit mes popujve të besimeve të ndryshme fetare’’, vijon teksti i hartuar në anglish./ /v.b/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Ura e Shën Prodhromit në Voskopojë i shtohet listës së monumenteve të shpëtuara
Artikulli tjetërSHBA – Uashingtoni shton Arabinë Saudite dhe Kubën në listën e zezë për trafik të qenieve njerëzore