Ballina Flash

Haradinaj: Bashkëpunim me SHBA-të edhe për shkollimin e të rinjve

PRISHTINE, 19 qershor /ATSH/ – Kryeministri Ramush Haradinaj priti në takim, një delegacion të drejtuesve dhe profesorëve nga “James Madison University” dhe “Mercer University”, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për konferencën dyditore “Nga Paqja në Prosperitet-Transformimi i Shoqërisë Kosovare përmes Lidershipit të mirë”.

Haradinaj tha se Kosova ka pasur fat që në rrugëtimin e saj historik ka vendosur partneritet strategjik me SHBA-të dhe se mbështetja në shkollimin e të rinjve tanë është një nga fushat kyçe që qeveria e vendit është e përkushtuar ta vazhdojë këtë bashkëpunim.

Kjo konferencë ka për qëllim ngritjen e njohurive të lidershipit dhe menaxhmentit si dhe zhvillim të mëtejshëm të shkathtësive.

“Shpreha vullnetin dhe gatishmërinë, që kjo eksperiencë të shndërrohet në rrugë afatgjatë të bashkëpunimit, duke ua mundësuar fëmijëve tanë, shkollimin cilësor dhe praktikat më të avancuara të lidershipit”, – tha Haradinaj. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjykata e Shkodrës vendos ekstradimin në Itali për Ilir Bajrin
Artikulli tjetërHaradinaj: Heroizmi i luftëtarëve të Llapit i dha kuptim përpjekjeve tona për liri