Ballina Flash

Gjici: Bashkë drejt 30 Qershorit për transformimin e Kukësit

TIRANË, 18 qershor /ATSH/ – “Tashmë kanë mbetur edhe 13 ditë, që Kukësi të ecë me një tjetër ritëm, atë të zhvillimit”, theksoi Safet Gjici, kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Kukësit gjatë takimit që pati me banorët e lagjeve 1 dhe 2.

“Lagjet do të njohin ndërhyrje kapilare në infrastrukturë, rikualifikim urban, shtim hapësirash të gjelbëruara, ndërtim të parqeve për fëmijët dhe të moshuarit”, theksoi Gjici.

Por, prioritet do të jetë pajisja e familjeve të pastreha me banesa sociale, ndërsa familjeve me Persona me Aftësi të Kufizuara, me banesë falas, tha Gjici.

“Kukësin e presin shumë projekte, të cilat do të përmirësojnë jetën e këtij komuniteti të mrekullueshëm”, theksoi Gjici.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – FCAS projekti për zhvillimin e avionit luftarak europian
Artikulli tjetërSubashi: Në 30 qershor nisim punë akoma më të mëdha në çdo cep të Fierit