Ballina Bota

DEMOGRAFI – Shuhet dekania e Europës

ROMË, 18 qershor /ATSH-ANSA/ – Giuseppina Robucci, gruaja më e moshuar europiane dhe e dyta në botë, vdiq në moshën 116-vjeçare.

“Ne jemi të trishtuar, por në të njëjtën kohë të nderuar që e kemi pasur qytetare”, tha Alfonso D’Aloiso, kryebashkiak i qytetit jugor italian Poggio Imperiale, ku ajo jetoi.

“Nonna Peppa” (Gjyshe Peppa), siç u bë e njohur, u lind më 20 mars 1903. Grupi i studiuesve të Gerontologjisë e renditi atë si personin e dytë më të vjetër në botë, pas japonezes Kane Tanaka, e cili është gjithashtu 116 vjeçe.

Për vite të tëra, Robucci menaxhoi një lokal me bashkëshortin e saj. Ajo kishte pesë fëmijë, nëntë nipër e mbesa dhe 16 stërnipër.

Grupi studiues i Gerontologjisë renditi 34 “superqindvjeçarët”, përgjithësisht të përkufizuar si persona të moshës mbi 110 vjeç ose më shumë, dhe të gjitha ishin gra./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUnaza e re, zgjerimi i Lanës, Bulevardi i ri, frontet e punës së Veliajt për katër vitet e ardhshme
Artikulli tjetërPD: S’mund të ketë zgjedhje pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat