SHBA – Salvini: Në BE jo vetëm për thërrime

UASHINGTON, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Jam pjesë e një qeverie që në Europë nuk është më e kënaqur me thërrime, është mesazhi që Matteo Salvini ka ndërmend t’i japë administratës Trump gjatë vizitës së tij në Uashington, sipas asaj që zëvendëskryeministri italian ka shpjeguar.

Nga Uashingtoni, zëvendëskryeministri gjithashtu riafirmon dëshirën për të zbatuar taksën e sheshtë.

‘’Ne mund të vendosim se si ta rregullojmë atë gjatë viteve, por duhet të ketë një ulje taksash. Ne do të bindim BE-në me numra dhe mirësjellje dhe sido që të shkojë do të ulim taksat dhe BE do të bëjë një arsyetim më të drejtë’’, theksoi ai.

“Italia dëshiron të kthehet në kontinentin europian partner i parë i demokracisë më të madhe perëndimore, por do të ishte një gabim strategjik si tregtar ashtu edhe gjeopolitik largimi i Rusisë nga Perëndimi’’, theksoi Salvini para takimit me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo./   /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.