TIRANË, 15 qershor /ATSH-ANSA/ – Zhvillohet sot mesha e parë në katedralen e Notrë Damit, pas zjarrit që shkatërroi një prej objekteve më të famshme të kultit në botë, rreth dy muaj më parë.
Kjo meshë do të kryhet në prani të pak personave, të gjithë të veshur me helmetat e posaçme të punonjësve të ndërtimit.
Ajo do të celebrohet nga arkipeshkvi i Parisit, Michel Aupetit.
Asnjë besimtar nuk do të jetë i pranishëm në meshën që do të transmetohet nga televizioni KTO.
Në këtë meshë do të ketë rreth 30 persona, nuk do të jetë i pranishëm kori i kishës, por vetëm një solist.
Ndërkohë, për sa i përket ristrukturimi të saj, deri tani janë livruar vetëm 9% e fondeve të premtuara./ a.jor.






















