Raporti i OSBE/ODIHR kritik me KQZ?/ Biba: Komplet mashtrim

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba i ka cilësuar mashtrim komentet në disa medie, sipas të cilave raporti paraprak për zgjedhjet e 30 qershorit të OSBE/ODIHR është kritik me KQZ-në.

“OSBE/ODIHR ka publikuar dje raportin paraprak per zgjedhjet vendore 2019. Ndonjë media periferike ka dalë me tituj tip “Raporti Osbe/Odihr kritik me KQZ”. Komplet mashtrim! Por, ndërsa mashtrimi ka kufij maskarallëkun, ky i fundit ka për kufij budallallëkun. Kjo nuk do të thotë që mashtrimi ka fund, jo, por që kur ngrihet në nivele të caktuara, fillimisht shndërrohet në maskarallëk, pastaj në budallallëk”, tha Biba. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.