Ballina Bota

SHBA – Twitter fshin mijëra llogari të Iranit

NJU JORK, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Rrjeti social Twitter ka hequr mijëra llogari të lidhura me Iranin, të dyshuara për dezinformim në internet.

Twitter njoftoi se kishte hequr 4 779 llogari që konsideroheshin të shoqëruara ose të mbështetura nga qeveria e presidentit Hassan Rohani.

Rrjeti social shtoi se kishte eliminuar edhe një numër të vogël llogarish të lidhura me Rusinë, Venezuelën dhe Katalonjën.

Kompania tha se fshirjet kanë për qëllim parandalimin e ndërhyrjes në zgjedhje./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Muzikë nga trevat e Shqipërisë në autobusët e kryeqytetit
Artikulli tjetërKINEMA – Almodovar shpallet fitues i ”Luanit të Artë” për karrierën