HAGË, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Ekipi i përbashkët investigativ (JIT) i cili po heton për rrëzimin e avionit MH17 në hapësirën ajrore të Ukrainës nga një raketë në vitin 2014, pritet të zbulojë përfundimet e reja javën e ardhshme, pothuajse pesë vite pas tragjedisë.
JIT-ja, ekipi i hetuesve ndërkombëtarë i drejtuar nga Holanda, do të informojë të mërkurën familjet dhe të afërmit e 298 pasagjerëve që humbën jetën, përpara se të zbulojnë përfundimet e fundit të hetimit gjatë një konferencë shtypi.
Avioni Boeing i Malaysia Airlines, i nisur nga Amsterdami për në Kuala Lumpur u rrëzua në mes të udhëtimit në hapësirën ajrore, në Lindjen separatiste proruse të Ukrainës më 17 korrik 2014. Të 283 pasagjerët, përfshirë 196 holandezë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit në bord humbën jetën.//v.b/ a.jor.













