Ballina Bota

GJERMANI – Partitë e koalicionit tregojnë unitet pas spekulimeve për ndarje

BERLIN, 14 qershor /ATSH-DPA/ – Figurat kryesore të koalicionit qeverisës gjerman njoftuan sot disa marrëveshje pas një takimi dy ditor në Berlin që u zhvillua pas rezultateve zhgënjyese të zgjedhjeve europiane dhe dorëheqjes së papritur të liderit të socialdemokratëve (SPD).

Largimi i Andrea Nahles nga kreu i SPD-së në fillim të këtij muaji nxiti spekulimet se parita e qendrës së majtë mund të largohet nga koalicioni qeverisës.

“Liderët parlamentarë të partisë së kancelares Angela Merkel, Unioni Kristian Demokrat dhe SPD-së janë të vendosur kthejnë punën e koalicionit në sukses”, deklaroi Alexander Dobrindt i CSU-së, partia simotër e CDU-së.

Zyrtarët pranuan të përmirësojnë mbulimin e rrjetit të telefonisë celulare në Gjermani, përfshirë edhe krijimin e një organizmi federal për infrastrukturën celulare për të ngritur kulla të telefonisë në zona të thella.

Liderët Parlamentarë pranuan gjithashtu të përmirësojnë situatën në sektorin e infermierisë duke rritur pagat dhe ulur burokracinë si dhe do të fillojnë të heqin taksën e solidaritetit, një taksë e vendosur gjatë bashkimit të Gjermanisë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBullgaria kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit në BE
Artikulli tjetërMEKSIKË – Meksiko rrit masat për të bllokuar fluksin e emigrantëve