Ballina Bota

FOKUS – Vendet e Vishegradit refuzojnë Weberin në krye të KE

BUDAPEST, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Katër vendet e Vishegradit (Polonia, Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria) nuk do të mbështesin Manfred Weber për postin e presidentit të Komisionit Europian, pas propozimit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, njëkohësisht edhe lideri i partisë në pushtet, Fidesz, e pezulluar nga Partitë Popullore Europiane.

Vendimi u mor në një takim jozyrtar zhvilluar dje në Budapest.

Takimi, i kërkuar nga kryeministri çek, Andrej Babis, u zhvillua në zyrën e kryeministrit hungarez Viktor Orban, në Kështjellën e Budës, me pjesëmarrja e kryeministrave sllovak, Peter Pellegrini dhe polak, Mateusz Morawiecki.

Sipas gazetës ”Nepszava”, të katërt liderët ranë dakord për mbështetjen e Maros Sefcovic, komisioner sllovak, për postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme si edhe për polakun Krzysztof Szczerski, shef kabineti i presidentit polak, që i përket partisë në pushtet, PIS./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSubashi në Grecalli: Na presin 4 vite më të mira bashkërisht
Artikulli tjetërVetingu – Konfirmohet në detyrë kandidati i SPAK, prokurori Vladimir Mara