Ballina Bota

VILNIUS – Valë e të nxehtit rekord në Lituani dhe Letoni

VILNIUS, 13 qershor /ATSH-AFP/ – Temperaturat në Lituani arritën nivele që nuk janë regjistruar më parë në muajin qershor, bëjnë të ditur meteorologët, ndërsa vala e të nxehtit detyroi institucionet arsimore të mbyllin dyert për nxënësit dhe po rrezikon kulturat bujqësore në këtë shtet balltik.

Qyteti i Kaisiadorys (qendër) u regjistrua një ditë më parë si zona më e nxehtë e vendit me 35,7 gradë Celsius, temperatura më e lartë e shënuar më parë për muajin qershor në Lituani.

Sipas shkencëtarëve, kushtet ekstreme të motit janë pjesërisht si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Lituania ka përjetuar edhe më parë valë të nxehti, por tani rastet janë më të shpeshta dhe më ekstreme për shkak të ndryshimit klimatik, deklaroi për median, Donatas Valiukas, studiues i klimës në Universitetin e Vilniusit./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – Mbappe lojtari më i shtrenjtë në botë
Artikulli tjetër30 qershori është vulosur, ata nuk e kanë me mua, por me Shqipërinë në BE