Ballina Bota

BEOGRAD – 89% e serbëve kundër anëtarësimit në NATO

BEOGRAD, 13 qershor /ATSH-ANSA/ – Pothuaj 89% e serbëve janë kundër një anëtarësimi të mundshëm të vendit të tyre në NATO, sipas një studim i fundit nga agjencia Ninamedia në bashkëpunim me Këshillin Atlantik të Serbisë.

Kundërshtimi i serbëve ndaj Aleancës Atlantike është i lidhur kryesisht me fushatën ajrore të organizatës më të fuqishme ushtarake të botës kundër Serbisë së ish-presidentit,  Slobodan Milosheviç, në pranverën e vitit 1999, për ta nxitur këtë të fundit që Beogradi të tërhiqte trupat nga Kosova.

Në sondazhet e kryera në mes të muajit maj dhe fillimit të qershorit me një kampion përfaqësimi prej 800 shtetasish serbë, u shfaq në të njëjtën kohë se 73% e të anketuarve nuk e dinin se që prej asaj kohe nuk ka pasur luftëra në ndonjë nga vendet anëtare të NATO-s që prej anëtarësimit të tyre në këtë Aleancë./  /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Të motivohemi për të punuar duke kujtuar të kaluarën e lavdishme
Artikulli tjetërFushata në Vlorë, Gjiknuri: Koha e fjalëve mbaroi! Në 30 Qershor votë për stabilitetin