UASHINGTON, 11 qershor /ATSH-AA/ – Jeta Luciano Pavarotti-t, njërit prej aktorëve legjendarë të operës, së shpejti do të shfaqet përmes një dokumentari nëpër kinematë botërore.
Jeta e jashtëzakonshme e Pavarotti-t, albumet e të cilit thyen rekordet me mbi 100 milionë shitje, do të shfaqet nëpërmjet dokumentarit të përgatitur nën regjinë e regjisorit Ron Howard, i cili është edhe fitues i Çmimit Oscar.
Howard, regjisor i filmave si “Një Mendje e Ndritur”, “Kodi i Da Vinçit” dhe “Han Solo”, do të shfaqë për fansat e Pavarotti-t një film përtej identitetit të tij muzikor, duke përfshirë rrëfimet e tij para se të bëhej një ikonë e operës.
Dokumentari “Pavarotti” do të shfaqë intervista, arkiva familjare, si dhe pamje dhe rrëfime të patreguara më parë. /G.S/























