Ballina Flash

Kandidati për bashkinë e Dibrës, Imeraj: Bashkë do ta bëjmë Melanin që duam

TIRANË, 11 qershor/ATSH/- Dionis Imeraj, kandidati i PS-së për kryetar bashkie në Dibër, ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë administrative Melan, ku ka shpalosur dhe programin e tij për zhvillimin e kësaj njësie administrative.

Imeraj ka njohur nga afër problematikat e kësaj njësie administrative, teksa ka shpalosur dhe alternativën e tij të qeverisjes lokale.

“Në bashkëbisedim me banorët e njësisë administrative Melan. Diskutuam mbi problematikat që shqetësojnë komunitetin e kësaj zone dhe shpalosa përpara tyre alternativat e zgjidhjes në 4 vitet që do vijnë. Bashkëpunimi me çdo qytetar në veçanti, si dhe qeverisja me njerëzit në përgjithësi, është çelësi për të adresuar e zgjidhur çdo shqetësim që ata kanë. Faleminderit Melani! Bashkë do ta bëjmë Melanin Që Duam!”, nënvizon Dionis Imeraj, kandidati për kryetar bashkie në Dibër.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj takim me të rinjtë: 30% e kandidatëve në këshillin bashkiak janë të rinj
Artikulli tjetërNis ndërtimi i maternitetit të ri në Berat, përfitojnë 120 mijë banorë