BERLIN, 10 qershor /ATSH-AFP/ – Aktivistë ambientalistë gjermanë bllokuan një anije kroçerë në një port gjerman për gjashtë orë në formë proteste për të parandaluar një industri që ata e akuzojnë se po ndikon në ngrohjen e planetit, njoftoi sot policia.
Të pajisur me banderola ku mund të lexohej ”Anijet kroçera po vrasin klimën”, rreth 50 manifestues vonuan të dielën itinerarin e nisjes së ”Zuiderdam”, një anije e cila shfrytëzohet nga ”Holland America Line”.
Aktivistët, të pagëzuar me emrin “Smash Cruiseshit” manifestuan për frenimin e katastrofave lokale dhe botërore të kroçerave, ku me anë të një postimi në Twitter specifikuan se anijet kroçera që punojnë me naftë të papërpunuar ndikojnë në ngrohjen e planetit.
Anija më në fund u largua drejt Kopenhagës rreth orës 22:00 (20:00 GMT) pasi policia shoqëroi për një kohë të shkurtër në ambientet e saj 46 aktivistë, përfshirë disa të cilët ishin ngjitur në anije./ /v.b/ a.jor.























