FUTBOLL – Ylli belg Eden Hazard në radhët e Real Madrid

MADRID, 9 qershor /ATSH-AA/ – Klubi spanjoll “Real Madrid” bëri të ditur se ka transferuar në radhët e veta yllin belg Eden Hazard.

Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se “Real Madridi” dhe “Chelsea” kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit 28 vjeçar.

“Lojtari ka nënshkruar një kontratë që e lidh me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2024”, thuhet në njoftim.

Hazard do të prezantohet para tifozëve të “Realit” në stadiumin “Santiago Bernabeu” të enjten më 13 qershor, pasi të kalojë testet mjekësore.

Gjatë shtatë viteve të kaluara në Londër tek “Chelsea”, Hazard regjistroi 352 paraqitje në të cilat shënoi 110 gola, bëri 92 asist ndërsa ngriti gjashtë trofe. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.