Ballina Bota

ZVICËR – Macron, Merkel dhe Medvedev për 100-vjetorin e ILO-së

GJENEVË, 8 qershor /ATSH-AFP/ – Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e themeluar pas përfundimit të Luftës së Madhe në 1919, është i vetmi krijim i Traktatit të Versajës që ka mbijetuar deri më tani.

Konferenca e ardhshme vjetore për Punën që nis të hënën në Gjenevë do të kulmojë me dy tekste kryesore. Një Konventë për Ngacmimet në punë dhe një deklaratë për të ardhmen e punës përballë sfidave të reja si ndryshimi klimatik dhe teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale.

Takimi i cili do të zgjasë deri më 21 qershor do të çelet me praninë e drejtorit të (ILO), britanikut Guy Ryder. Krerët e shteteve dhe qeverive do të marrin fjalën në fillim dhe në fund të këtyre dy javëve të konferencës. Presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri rus, Dmitri Medvedev parashikohen të jenë të pranishëm më 11 qershor./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjatë këtij mandati përfundojmë rrugën Skrapar-Përmet
Artikulli tjetër30 qershori, vija e kuq mes të shkuarës dhe të ardhmes për fëmijët tanë