Ballina Aktualitet

ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR

TIRANE, 8 qershor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaron sërish se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor.

“ZGJEDHJET DO TË BËHEN NË 30 QERSHOR! Natën e mirë😊”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Edhe nga Berati, në reagim të vendimit të presidentit Meta i cili shfuqizoi Dekretin për zhvillimin e zgjedhjeve më datë 30 qershor, kryeministri Rama tha se “as qeverinë nuk e marrin dot zvarrë as reformën në drejtësi, nuk e varrosin dot dhe në 30 qershor do bëjmë zgjedhje, pasi zgjedhjet nuk janë të partive, as të Presidentit, por janë të popullit shqiptar”.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBraçe: Data nuk ndryshon, shihemi përsëri derë më derë
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 9 qershor 2019