Braçe: Data nuk ndryshon, shihemi përsëri derë më derë

TIRANE,8 qershor/ATSH/- Zv.kreministri Erion Braçe ka reaguar ndaj shfuqizimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti Meta.

Braçe deklaron se data e zgjedhjeve nuk ndryshon dhe se do vijojnë  takime derë më derë me qytetarët.

“Mos harro 30 Qershorin. Data nuk ndryshon, dita nuk ndryshon, ora e votimit zgjedhje e lire! Shihemi nesër, përsëri derë më derë”, deklaron numri dy i qeverisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.