STAMBOLL, 8 qershor /ATSH-DPA/ – Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, mesfushori i njohur me origjinë turke, Mesut Ozil u martua sot me aktoren Amine Guelse, në një hotel luksoz të Stambollit, ku dëshmitar ishte presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Dielli po perëndonte, kur Ozil, 30 vjeç, dhe e fejuara e tij, Guelse, 26 vjeç, mbërritën në Ngushticën e Bosforit për ceremoninë e dasmës.
”Ata vizituan tarracat e hotelit përgjatë Bosforit, ku u mbajt ceremonia, përpara se të ecnin krah për krah nëpër hollin e hotelit”, sipas një gazetari në vendngjarje.
Rreth orës 20:00 një kolonë qeveritare u parkua në një hyrje anësore të hotelit, përpara se Erdogan të shihej në tarracë, ku qëndroi për rreth gjysmë ore.
Presidenti Erdogan u pa t’i dorëzonte nuses certifikatën e martesës./ /os/ a.jor.






















