Ballina Bota

LIMA – Peruja vendos viza për venezuelianët

LIMA, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Peruja do të kthejë sistemin e vizave për shtetasit venezuelianë, deri më tani të përjashtuar, për shkak të krizës që detyroi miliona prej tyre për t’u larguar nga vendi, njoftoi sot Ministria peruane e Punëve të Jashtme.

‘’Më shumë se tre milionë venezuelianë ose një e dhjeta e popullsisë kanë emigruar që nga viti 2015 për shkak të rënies ekonomike dhe krizës së thellë politike në vendin e tyre’’, sipas OKB.

Rreth 800 000 prej tyre u vendosën në Peru që nga janari 2017.

Duke nisur nga 15 qershori, venezuelianët, të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në Peru, duhet paraprakisht të pajisen me ‘’një vizë humanitare’’ pranë konsullatave peruane në Venezuelë, Kolumbi ose Ekuador./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Zonat e mbrojtura, destinacion tërheqës për turistët e huaj dhe vendas
Artikulli tjetërKPK, seancë dëgjimore me kryegjyqtarin e Apelit Civil në Shkodër, Fuat Vjerdha