Ballina Bota

KANADA – Shtyhet seanca dëgjimore për ekstradimin e Meng

OTAVA, 7 qershor /ATSH-AFP/ – Seanca dëgjimore mbi kërkesën për ekstradim në SHBA të Meng Wanzhou, drejtuese e lartë e gjigantit kinez në fushën e telekomunikacionit Huawei, e arrestuar në Kanada në fillim të dhjetorit, do të nisë më 20 janar 2020, pas vendimit të bërë publik dje nga një gjyqtar i gjykatës në Vankuver.

”Procedura do të nisë me pesë ditë seanca dëgjimore dhe duhet të përfundojë në tetor ose në nëntor 2020 ose edhe më vonë, sipas një axhende të përcaktuar nga avokatët e palëve, e pranuar nga Gjykata e Lartë”, bëri të ditur për median Bruce Cohen, zëdhënës i gjykatës.

Drejtoresha financiare e Huawei nuk ishte e pranishme në gjykatë për këtë seancë dëgjimore procedurale.

Meng u arrestua në Vankuver më 1 dhjetor me kërkesë të drejtësisë amerikane, e cila e akuzon se nuk ka respektuar sanksionet amerikane ndaj Iranit, por gjithashtu, nëpërmjet dy filialeve aludohet për vjedhje të sekreteve industriale të kompanisë amerikane në fushën e telekomunikacionet T-Mobile.

Avokatët e saj i hedhin poshtë këto akuza./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, Mezini: Vëmendja tek qytetarët dhe shtimi i vendeve të punës
Artikulli tjetërFOTO/ “Botimet shqipe në Malin e Zi” bën bashkë studiues dhe autorë