Ballina Flash

Haradinaj merr pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Berlin

PRISHTINË, 7 qershor /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës zyrtare në Berlin, mori pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Haradinaj u shpreh se në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar, ka ritheksuar rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.

“Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikës, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet”, tha ai./KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrishtinë, konferencë rajonale për sfidat dhe nevojat për integrim
Artikulli tjetërProgrami i depistimit, 2200 gra kanë kryer testin HPV në pesë muaj