Ballina Flash

Prishtinë, konferencë rajonale për sfidat dhe nevojat për integrim

PRISHTINË, 7 qershor /ATSH/ – Sot nis punimet Konferenca dyditore Rajonale që organizohet nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore, e cila do të mbahet në mjediset e Kuvendit të Kosovës.

Qëllimi i kësaj konference është adresimi i situatës aktuale në vend si edhe prezantimi i një vizioni ambicioz dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës për paqen dhe të ardhmen e vendit e rajonit.

Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore janë organizata me status të Përgjithshëm pranë Këshillit Social-Ekonomik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Federata e Paqes Universale është një aleancë globale e udhëheqësve të jetës politike, akademike, fetare, të shoqërisë civile, individëve dhe organizatave që i përkushtohen ndërtimit të një bote të paqes në të cilën të gjithë mund të jetojnë në liri, harmoni, bashkëpunim dhe prosperitet të përbashkët.

Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore mbështesin projekte edukimi që synojnë zhvillimin e karakterit, dashurinë e pastër, forcimin e martesës dhe familjes, qeverisjen e mirë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe arsimin, si edhe një program të gjerë me projekte shërbimi dhe ndihme.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të Ditës së Paqes në Kosovë dhe mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLezhë – Ndreu, premton fokus të veçantë ndaj veteranëve
Artikulli tjetërHaradinaj merr pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Berlin