PRISHTINË, 7 qershor /ATSH/ – Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Ramush Haradinaj takoi deputetët e Bundestagut gjerman, Johan Wadephul, Peter Bayer dhe Christian Schmidt nga CDU/CSU.
Haradinaj e cilësoi takimin si të frytshëm, ndërsa u ka shprehur falënderime deputetëve të koalicionit CDU/CSU për kujdesin e treguar ndaj Kosovës, përfshirë mbështetjen e madhe dhënë vendit në procesin e liberalizimit të vizave.
“I shpreha mirënjohje Parlamentit gjerman për konsistencë sa i përket mbrojtjes së fuqishme të pozicionit tonë në dialogun me shtetin serb, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Haradinaj. /KosovaPress/j.p/













