Ballina Flash

FOTO/ Roskovec, rikonstruktohet rruga “Llambi Marku”

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ – Investimet në infrastrukturën rrugore, janë shtrirë në të gjithë territorin e bashkisë së Roskovecit, në njësitë administrative dhe në qytet.

Rruga “Llambi Marku” në fshatin Marinëz është transformuar plotësisht, si rezultat i investimit të financuar nga buxheti i bashkisë Roskovec.

Projekti parashikonte ndërhyrje në infrastrukturore nëntokësore dhe mbitokësore. Në këtë rrugë janë bërë kanalizimet e ujërave të bardha dhe të ujërave të zeza. Gjithashtu kjo rrugë tashmë ka trotuarë, shtresë asfaltike, ndriçim dhe hapësira publike për banorët.

Banorët e zonës shprehen mjaft të kënaqur nga ky investim, i cili rrit cilësinë e jetës së tyre. /a.a/j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInteresat e obligacioneve 2-vjeçare u rritën me 0,35%
Artikulli tjetërKthehen pas në vendin e origjinës 5,6 tonë produkte të pasigurta nga Turqia