Ballina Bota

FOKUS – Salah ndikon në rënien e islamofobisë

LIVERPUL, 7 qershor /ATSH-AA/ – Një studim i Universitetit britanik të Stanfordit tregon se për shkak të futbollistit egjiptian, Mohamed Salah, i cili luan për skuadrën e Liverpulit, që fitoi edhe Kupën e Kampionëve të Europës, në qytetin anglez është ulur niveli i islamofobisë.

Sipas rezultateve të studimit, ardhja e Salahut te Liverpuli në vitin 2017, ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e islamofobisë në qytet.

Pas transferimit të Salahut, numri i postimeve antiislame në rrjetet sociale në mesin e tifozëve të Liverpulit është ulur 50%, ndërsa islamofobia në të gjithë qytetin është ulur  18,9%.

Raporti thekson se shkaku e ndikimit të tillë të Salahut janë rezultatet e tij të jashtëzakonshme sportive, por edhe humane, që tërheq vëmendjen e opinionit.

Mohamed Salah në vitin 2017 erdhi nga Roma në Liverpool për vlerën e 42 milionë eurove./  /os/ /em/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë: Po shkohet drejt tarifimit të produkteve meksikane
Artikulli tjetërTërmeti u prishi shtëpitë në Floq, Rama: Fond solidariteti nga bashkitë, i rindërtojmë brenda verës