BRUKSEL, 7 qershor /ATSH-ANSA/- Bashkimi Europian është duke tërhequr kartat e vjetra të identitetit për të zvogëluar rrezikun e mashtrimit.
Këshilli i BE-së miratoi sot një rregullore që garanton që dokumenti është i sigurt.
Standardi i ri paraqet kërkesat minimale të përbashkëta duke përfshirë faktin që duhet të përfshijë një zonë të lexueshme dhe një foto dhe dy printime të mbajtësit, të ruajtura në format dixhitale.
Përveç kësaj, kodi i shtetit anëtar që lëshon kartën do të shfaqet në një flamur të BE.
Eliminimi i kartelave të vjetra të identitetit do të jetë gradual dhe rregulli i ri do të hyjë në fuqi dy vjet pas miratimit./ /os/ a.jor.






















