Ballina Bota

SOFT NEWS – Një 75-vjeçare bën paragliding!

ANKARA, 6 qershor /ATSH-AA/ – Një turiste kineze 75 vjeç, Wang Qiling, e cila ishte për pushime në qytetin Fethiye të Turqisë, pavarësisht moshës së saj ka kaluar çaste të paharuara në paragliding.

Babadag në Fethiye është një vend i njohur për shkak se mijëra turistë çdo vit bëjnë paragliding që është forma më e përafërt me fluturimin e zogut.

Një nga këta turistë ishte kinezja e cila përkundër moshës së saj vendosi të përjetojë një aventurë që kërkon guxim të madh të cilin nuk e kanë shumë të rinj.

Qiling kishte ardhur me të bijën ndërsa kërcimin e bëri bashkë me pilotin Baris Aksoy nga një lartësi prej 1700 metrash.

Aksoy regjistroi fluturimin me 75-vjeçaren e cila ishte e qetë dhe këndonte gjatë fluturimit.

“Kur pashë njerëz që kalojnë çaste të mira në paragliding, shpreha dëshirë ta provoj. Nuk kisha frikë, kështu që pashë malet, Detin e Vdekur dhe shumë vende tjera në Fethiye”, thotë Qiling. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDosja në funksion të një partie të dëshpëruar, gjithë çakejtë e mëdhenj janë në burg nga ky shtet
Artikulli tjetërInvestimet në Belsh, Tafani: Infrastruktura, arsimi dhe agroturizmi, tri shtyllat kryesore