Ballina Bota

GJERMANI – Digjen 600 hektarë pyll

BERLIN, 6 qershor /ATSH-ANSA/ – Mes zjarreve të shumta që kanë prekur Brandeburgun që prej fillimit të kësaj jave, ende nuk është fikur zjarri që ndodhet vetëm 80 kilometra në jug të Berlinit, në Jueteborg, ku flakët kanë shkatërruar më shumë se 600 hektarë pyll.

Zjarri ka përfshirë një zonë ku ka kampe për stërvitje ushtarake dhe magazina municionesh, prania e të cilave e bënë të vështirë punën e vullnetarëve dhe të zjarrfikësve.

“Zjarre kaq të mëdhenj nuk mbahen mend që prej 70 vitesh”, tha përgjegjësi i pyjeve dhe ekonomisë pyjore në Ministrinë e Mjedisit, Carsten Lessner. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Uashingtoni: Po shkohet drejt taksave doganore për Meksikën
Artikulli tjetërÇuçi në Divjakë: Produkti bujqësor shqiptar është në ditët e tij më të mira