Ballina Bota

BM – Ford mbyll fabrikën në Uells

LONDRË, 6 qershor /ATSH-AA/ – Fabrika e “Ford”-it për prodhimin e motorëve në Uells, e cila punëson 1700 persona është ekonomikisht e paqëndrueshme dhe si rrjedhojë do të mbyllet vitin e ardhshëm, njoftoi sot gjiganti automobilistik amerikan.

Kompania fajëson rënien e interesit te konsumatorët si dhe skadimin e kontratës me “Jaguar Land Rover”, që janë arsyet kryesore për mbylljen në shtator të vitit 2020.

Presidenti i kompanisë “Ford” për Europë, Stuart Rowley, tha se rënia e kërkesës dhe kostot e papërballueshme, përfshirë mungesën e prodhimit të modeleve shtesë në fabrikën në Bridgend, e bëjnë atë ekonomikisht të paqëndrueshme.

Fabrika në Bridgend u hap në vitin 1980 dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në Uells. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSPANJË – Sanchez ngarkohet me krijimin e qeverisë së re
Artikulli tjetërTuristë të huaj, vizitorë të Panairit “Shijo produktet lokale të Tiranës”