Ballina Flash

Parashikimi i motit, 5 qershor 2019

TIRANE, 5 qershor/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe prej orëve të mesditës do të ketë shtim vranësirash deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore dhe kodrinore.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu parashikohet breshër i izoluar në orët e mesditës. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi i forcës 0-1 me lartësi vale 0.3-0.8 metër.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/25 Diell  shi
Kukës 14/25 Diell  shi
Lezhë 15/24 Diell  shi
Dibër 11/22 Diell  shi
Durrës 15/25 Diell  shi
Tiranë 15/26 Diell  shi
Elbasan 14/26 Diell  shi
Berat 14/26 Diell  shi
Vlorë 14/25 Diell  shi
Korçë 11/22 Diell  shi
Gjirokastër 13/25 Diell  shi
Sarandë 15/24 Diell  shi

/a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGratë menaxhojnë 25,7 % të ndërmarrjeve, kryesojnë në Tiranë me 33,2%
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05.6.2019