Ballina Flash

“Mësues për Shqipërinë”, sot dita e fundit e aplikimit

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ – Sot është dita e fundit për mësuesit që të aplikojnë në “Portalin mësues për Shqipërinë” nëpërmjet shërbimit postar në 4 drejtoritë rajonale arsimore, për të zënë një vend pune.

Konkurrenti merr pjesë në dy faza, një nëpërmjet dosjes dhe tjetri që është testimi i informatizuar.

Në konkurrimin me dosjen ka një udhëzues që ka ndryshuar nga një vit më parë dhe do të përcaktojë pikët që merr në dosje bashkë me pikët në test, kandidati renditet krahasuar me kandidatët e tjerë në portalin “Mësues për Shqipërinë.

Sa i përket renditjes, kjo e fundit në bazë të pikëve do të mundësojë edhe punësimin në drejtoritë rajonale të vendit.

“Jetëshkrim, kërkesë për konkurrim, vetëdeklarim, raport mjeko-ligjor, kopje e librezës së punës, kopje e diplomave në të gjitha ciklet e studimit, kopje e njehsuar me origjinalin e licencës së provimit të shtetit, deklaratë nga kandidati për autorizimin e DRAP-së, vërtetim i qendrës së banimit, lista e notave, kopje e njehsuar me origjinalin e dëshmive të kualifikimit për kategoritë: “Mësues i kualifikuar”, “Mësues specialist”, “Mësues mjeshtër” etj.”, janë dokumentet që kandidatët dorëzojnë për konkurrim.

Portali i punësimit të mësuesve u çel më 23 maj 2019 dhe u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini.

z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak44 standarde të reja ndërkombëtare për pajisjet elektrike
Artikulli tjetërFOTO/ Roskovec, nis rikonstruksioni i plotë i shkollës “ Zylyftar Veleshnja”