TIRANË, 5 qershor/ATSH/ – Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Elbasan, Gledian Llatja ka zhvilluar takim me banorët e njësisë administrative nr.2.
Gjatë takimit të mbajtur, Llatja tha se Elbasani do të vazhdojë me ritmin e transformimeve si dhe në adresimin e çdo problematike të qytetarëve.
“Me banorët e Njësisë Administrative nr. 2. Besimplotë dhe me energji se në 30 Qershor do të vazhdojmë me ritmin e transformimeve për Elbasanin që duam. Çdo problematikë e shqetësim i qytetarëve do të adresohet dhe do të marrë vëmendjen e duhur”, – tha Gledian Llatja.
Kandidati i PS-së për Elbasanin ishte i shoqëruar nga deputetja aktuale e qarkut të Elbasanit, Evis Kushi.
z.tosku/j.p/























