Ballina Flash

Dita Botërore, rritje e ndërgjegjësimit publik për çështjet mjedisore

TIRANË, 5 qershor /ATSH/ – Sot është Dita Botërore e Mjedisit, një ditë që synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për çështjet mjedisore.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë apelon që dita e sotme të jetë një mundësi që individët dhe komunitetet të veprojnë për ruajtjen e mjedisit.

Ambasada e SHBA thekson se, “përgjatë këtij viti, anëtarët e Këndit Amerikan në Vlorë, Ambasadorët e Natyrës të Këndit Amerikan në Tiranë, anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe Vullnetarët e Korpusit të Paqes, kanë organizuar aktivitete të ndryshme për pastrimin e mjedisit”.

“Po ju, çfarë mund të bëni për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit?”, u bën apel Ambasada qytetarëve shqiptarë.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroportet e reja, konkurrenca do të ulë çmimin e biletave e do përmirësojë shërbimin
Artikulli tjetërHaradinaj vizitë zyrtare në Gjermani, takim me Merkel