TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Një ambulancë tërësisht e re do të jetë së shpejti në shërbim të banorëve në Patos Fshat.
Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi deklaroi sot se “punimet ende vazhdojnë, por së shpejti, banorët e Patosit Fshat do të kenë një ambulancë tërësisht të re dhe me standard në shërbim”.
“Pas këtij investimi nuk do të ketë më sorollatje për banorët e këtij fshati”, tha Subashi.
Godina e ambulancës në Patos Fshat po ndërtohet në bashkëpunim mes bashkisë së Fierit dhe Drejtorisë Rajonale Shëndetësore, me mbështetjen financiare nga fondacioni “Gjysmëhëna e kuqe”.
/m.m/e.caushi/






















